Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Koçanit në lindje të Maqedonisë, ku pas një zënke familjare babai ka vrarë me sëpatë djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spançevë, kur babai i moshuar pas një zënke me djalin e tij 37-vjeçar, e ka goditur atë me sëpatë duke e lënë të vdekur.
Sipas policisë, pas grindjes me të birin e ka lënë këtë të fundit të shtrihet dhe ta zërë gjumi, më pas e ka rrëmbyer sëpatën dhe e ka vrarë djalin duke fjetur, bën të ditur INA.
Deri tani MPB-ja maqedonase theksoi se, nuk dihen motivet e këtij krimi dhe se kanë nisur hetimet, pas kapjes së babait.