Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Alekasandër Arvizu theksoi mbështetjen e SHBA-ve për reformën në arsim si dhe vendimin e fundit të qeverisë për mbylljen e disa universiteteve private dhe publike në Shqipëri.
Ambasadori Arvizu, në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka përshëndetur nismën e ministres Lindita Nikolla, duke e quajtur të guximshme.
“Shqipëria ka plotë ekspertizë ku mund të mbështetet. Shumë profesorë e studentë bëjnë punë të shkëlqyer në Shqipëri. Ata meritojnë një sistem që të ketë reputacion që të përputhet me përkushtimin e tyre. Mbështesim nismën e guximshme të ministres Nikolla për reformën në arsimin e lartë. Situata e tanishme është e pafat dhe do kërkojë vite përpjekjesh këmbëngulëse. Reforma e universiteteve publike është edhe më kritike, por kjo nismë është një fillim i mirë”, shkruan ambasadori në Twitter-in e ambasadës amerikane në Tiranë. /shekulli/