Arvizu: Ka kërcënime për një Evropë të lire

0

Në kuadër të konferencës “NATO, 20 vjet partneritet për sigurinë Euroatlantike”, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, theksoi se, Shqipëria dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, dënojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë.
“Gjallëria dhe vlera e aleancës sonë po vlerësohet sot, ndërsa Shqipëria dhe anëtarët e tjerë të NATO-s dënojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë. Le të jemi të qartë, situata në Ukrainë është shumë shqetësuese dhe shpresojmë që ukrainasit të marrin në dorë fatin e vendit të tyre”, ka thwnw Arvizu.

Sipas tij, zgjedhjet e 25 majit janë një mundësi e vërtetë që ata ta shprehin vetë vullnetin e tyre dhe SHBA jep mbështetjen që kjo të arrihet.

“Ne ofrojmë këtë mbështetje, sepse nuk besojmë se fletët e votimit të plotësuara në Moskë mund të vendosin fatin e Ukrainës. SHBA-të vlerësojnë fatkeqësisht se ende në 2014-ën ka kërcënime për një Evropë të lirë dhe në paqe. Megjithatë dua të theksoj se territori i NATO-s është i paprekshëm dhe ne do të mbrojmë çdo pjesë të tij”, u shpreh Arvizu. /shekulli/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com