Arabia Saudite sistemoi 30 mijë ushtarë në kufirin me Irakun

0

Arabia Saudite sistemoi 30 mijë ushtarë në kufirin me Irakun, pasi që ushtarët irakianë u tërhoqën nga rajoni, njofton televizioni saudit Al Arabia.
Televizioni satelitor, me seli në Dubai, ka video xhirim, në të cilin janë shfaqur rreth 2.500 ushtarë irakianë në rajon shkretëtiror në lindje të qytetit irakian Qerbela.

Ata janë xhiruar, pasi që i kanë braktisur pozicionet dhe kufinjtë me Arabinë Saudite dhe Sirinë kanë mbetur të pambrojtur.

Më 26 qershor, pas seancës së Këshillit për siguri kombëtare, në të cilën u shqyrtua gjendja në Irakun fiqnj, mbreti saudit Abdulla premtoi se do t’i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e Mbretërisë nga kërcënime potenciale terroriste. /zhurnal/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com