Anulohet aktvendimi për paraburgimin e Shefqet Krasniqit

0

Gjykata e Apelit ka vendosur anulimin e aktvendimit për paraburgimin prej një muaji të Dr. Shefqet Krasniqit, me arsyetimin se aktvendimi i atakuar nuk ka dhënë fare arsyet e duhura dhe vendimtare mbi dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat është duke u hetuar”,

Gjykata e Apelit ka vendosur ta rishqyrtojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Shefqet Krasniqi. Imami megjithatë do të mbetet në paraburgim deri në një vendim të ri.
Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Sh. Krasniqi, lidhur më aktvendimin PPR.KR.453/2014, të datës 19.09.2014, nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit këtij të fundit i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

“Gjykata e Apelit ka vendosur që ky aktvendim të anulohet dhe çështja t’i kthehet Gjykatës Themelore në fjalë për rivendosje. I pandehuri po ashtu do të mbetet në paraburgim deri në marrjen e vendimit të ri”, njofton Zyra për Informim e Gjykatës së Apelit.

Sh. Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale : Shpëlarje e parave nga neni 32 par.2,nënparagrafi 2.5 dhe 2.6 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit; Shtytje për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit penal të Kosovës dhe Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtarë, racorë, fetarë apo etnik, neni 174 i këtij kodi.

“Kolegji, pas shqyrtimit të shkresave të çështjes dhe ankesës së mbrojtësit të të pandehurit Krasniqi, vlerësoi se aktvendimi i atakuar duhet anuluar dhe kthyer për rivendosje për shkak se i njëjti përfshinë shkelje esenciale të dispozitave 187 të KPK-së. Kjo ngase gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktvendimit të atakuar nuk ka dhënë fare arsyet e duhura dhe vendimtare mbi dyshimin e bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat është duke u hetuar”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com