Agresorët në Gaza, edhe 23 viktima civile

0

Izraeli është duke u përgatitur për të rritur ofensivën në Gaza, tha kryeministri Benjamin Netanjahu, pasi trupat tokësore izraelite zbarkuan në enklavën palestineze.
“Udhëzimet e mia janë për zgjerim të dukshëm në operacione tokësore, dhe ushtria është duke u përgatitur në përputhje me rrethanat,” u tha ai gazetarëve para mbledhjes së ministrave të kabinetit.
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë 23 civilë palestinezë janë vrarë në orët e fundit, që kur Izraeli filloi ofensivën e tij tokësore kundër Gazës, e cila ka një popullatë të dendur prej 1.8 milionë banorë. Izraeli tha se një nga ushtarët e saj ishin vrarë në luftime.
Një video të lëshuar nga ushtria, shihen gjashtë tanke të stacionuara pranë plazhit të Gazës, ku shiheshin edhe ushtarë.
Ndërsa Zëdhënësi i Hamasit Sami Abu Zuhri u përgjigj ndaj sulmit duke thënë: “Ne paralajmërojmë Benjamin Netanjahun për pasojat e tmerrshme të një akti të këtillë”.
Në tërësi, 251 palestinezë, shumica prej tyre civilë, janë vrarë që kur agresioni mbi Gazën nisi më 8 korrik. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com