Disa punëtorë turq, ndonëse përballën me temperatura shumë të larta, kanë vendosur që të mos heqin dorë nga agjërimi.
Një numër i konsiderueshëm i punëtorëve në një fabrikë të çelikut “Kardemir”, në qytetin e Karabuk – Turqi, fabrikë e cila ka rreth 4000 punëtorë, kanë vendosur që të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit, përkundër temperaturave të larta me të cilat ata ballafaqohen.
“Jemi duke agjëruar edhe pse ballafaqohemi me temperatura të larta. Po mundohemi që kjo të mos ndikojë edhe në punën tonë. Nuk mund ta mohojmë, na shkon shpesh mendja për ujë”, ka thënë njëri ndër punëtorët.