Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?
    Qendrime Islame

    A lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?

    Dija OnlineBy Dija Online17-12-201705 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    1. A lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?

    Pyetja:

    A lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Para se të japim dispozitën përkatëse rreth arit të bardhë, duhet të bëjmë disa sqarime të nevojshme se kujt i thuhet ar i bardhë në terminologji. Mendojmë se sqarimi i kësaj është i nevojshëm pasi shumë njerëz, madje edhe nga hoxhallarët, nuk e kuptojnë drejt se për çfarë bëhet fjalë kur thuhet ar i bardhë.

    Ekspertët që merren me shitblerjen e arit dhe të argjendit thonë se ar i bardhë i thuhet këtyre gjërave:

    1. Emërtimi i parë: Ar i bardhë i thuhet metalit të quajtur platin. Ky metal është i çmuar sikurse ari, me ngjyrë hiri në të bardhë që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. Simboli kimik i saj është “Pt” dhe në sistemin periodik radhitet me numrin rendor 78. Kur është i pastër, platini është në ngjyrë gri në të bardhë dhe i ngurtë. Veshja e platinit dhe karakteristikat e rezistencës së shkëlqimit të tij janë shumë të përshtatshme për të bërë bizhuteri të përsosura. Për nga vlera platini është më i çmuar se ari .

    Mbajtja e këtij lloji metali për burra nuk ka pengesë pasi nuk kemi ndonjë argument që e ndalon këtë. Fakti se quhet ar i bardhë dhe mban emrin ar, nuk e bën atë të jetë i ndaluar, pasi ky është vetëm emërtim dhe terminologji e përdorur ashtu siç i thuhet naftës ari i zi ose pambukut ari i bardhë, etj.

    Ndërsa fakti se është me vlerë gjithashtu nuk e bën të ndaluar, pasi prej metaleve të vlefshme të ndaluar për burra është vetëm ari i verdhë. Me fjalë të tjera, gurët e çmuar, diamanti, rubini, safiri, argjendi, platini, etj. nuk janë të ndaluara për përdorim nga burrat. Në një fetva të Komisionit të Përhershëm për Fetva thuhet: “Rreth mbajtjes së diamantit për meshkuj nuk dimë se ka të keqe nëse është i pastër, i papërzier me ar apo argjend. ”

    Sido që të jetë, pasi kuptuam dispozitën përkatëse për këtë lloj metali, duhet të kuptojmë edhe atë se përdorimi i platinit të pastër në stoli dhe zbukurime, sikurse ari e argjendi, është shumë i rrallë dhe pothuajse nuk shitet, pasi është shumë më i shtrenjtë se ari. Por ai përdoret në sasi shumë të vogla për ngjyrosjen e metaleve të tjera që të shkëlqejnë për të bërë bizhuteri të përsosura, si unaza, vathë, etj.
    Prandaj themi se nëse ky metal përdoret pa u përzier me ar, por i përzier me argjend, plumb, etj., atëherë lejohet ta përdorin edhe burrat (unazat e këtilla), por nëse përzihet me ar, ashtu si do të kuptosh me poshtë, atëherë është e ndaluar të përdoren këto për meshkuj.

    2. Emërtimi i dytë: Ar i bardhë i thuhet arit origjinal, por që ngjyroset përmbi me platin që të marrë shkëlqim dhe të duket i bardhë. Mbajtja e këtij lloji të arit të bardhë nuk lejohet pasi në fakt ky ar është ai që e ka ndaluar i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ngjyrosja përmbi e këtij ari nuk ndryshon të qenët ar, prandaj mbajtja e këtij ari është haram për meshkujt. Imam Neveviu përcjell se në ndalimin e arit për meshkuj ka ixhma (konsensus) të dijetarëve.

    3. Emërtimi i tretë: Ar i bardhë i thuhet arit të verdhë të njohur, por që përzihet me disa lloje metalesh të tjera si argjendi, plumbi, platini e metale të tjera dhe kështu fiton ngjyrën e bardhë. Në përgjithësi arit të rëndomë mund t`ia ndryshojmë ngjyrën në të bardhë, të gjelbër, etj., varësisht se çfarë lloji metali i shtojmë. Edhe ky lloj ari i bardhë në fakt është ari i rëndomtë por i përzier me metale të tjera dhe arsyeja pse i është ndërruar ngjyra është për shkak të përzierjes me ndonjë metal tjetër. Prandaj është i ndaluar ta mbajnë meshkujt edhe këtë lloj ari të përzier me metale të tjera.

    Në përfundim të kësaj përgjigjeje, do të përmbledhim dispozitat në lidhje me atë që kemi përmendur më lart.

    – Ari i bardhë që nënkupton platinin (metal) nuk është i ndaluar të përdoret për meshkujt, por sot në botë është shumë i rrallë përdorimi i platinit për stoli pasi është shumë i shtrenjtë. Më shumë ai përdoret për ngjyrosjen e metaleve të tjera më të lira nga të cilat bëhen stoli.

    – Lloji dytë dhe i tretë i arit të bardhë është në fakt ari i rëndomtë, por që ngjyroset ose përzihet me metale të tjera të cilat e bëjnë që ky ar të ndërrojë ngjyrën nga e verdha në të bardhë. Këto dy lloje ari të bardhë janë ato që shiten nëpër argjendari dhe të dy këto lloje janë të ndaluara për meshkujt. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Dijaonline.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleA lejohet të jepen rrobat e femrave, që nuk lejohet të vishen jashtë shtëpisë?
    Next Article Çfarë këshillohen ata njerëz të cilët hyjnë në xhami shumë të papastër?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Si të zgjedhësh shalqinin e duhur sa herë që bler – pa gabuar kurrë!

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.