Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A është obligim zekati në stoli të gruas?
    Qendrime Islame

    A është obligim zekati në stoli të gruas?

    Dija OnlineBy Dija Online14-01-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:

    Pyetja ime ka të bëjë me zekatin. Unë posedoj një sasi ari, e cila sot ka vlerë të konsiderueshme, disa lira dhe stoli (byzylykë, unaza etj.). Gjatë këtyre viteve më është dashur që për këtë pasuri të jap zekat me vlerë rreth 220 euro. Elhamdulilah kam qenë në marrëdhënie pune dhe kam arritur të ndaj nga paga shumën e sipërpërmendur.
    Për pak kohe inshaAllah do ta ndërpres punën për shkak të lindjes së fëmijës së dyte, me ç’rast do të më ndërpriten edhe të ardhurat.
    (Ndoshta vlen të theksohet se zekatin e kam dhënë për tërë sasinë e arit, pa hequr stolitë, siç thonë disa).

    Kam hallin se s’do të kem të holla për ta paguar zekatin vitin që vjen apo viteve që vijnë.

    A duhet të shes çdo vit pjesë nga ari në mënyrë që ta paguaj zekatin për të? Nëse po, atëherë kjo pasuri shume shpejt do të më harxhohet tërësisht. Si qëndron kjo punë me Islam?

    Allahu ju shpërbleftë.
    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
    Çështja e zekatit në arin apo stolitë e gruas është njëra nga problematikat në të cilat debati i juristëve islamë është shumë i gjerë. Sa u përket medhhebeve, hanefitë janë ata të cilët e obligojnë zekatin në stoli, kurse malikitë, shafitë dhe hanbelitë nuk e shohin të obliguar. Pastaj edhe brenda medhhebeve ka juristë që anojnë nga njëri apo tjetri medhheb, p.sh. ka prej hanefive që thonë se nuk është obligativ dhe ka prej medhhebeve të tjera që thonë se është obligativ e kështu me radhë. Edhe dijetarët bashkëkohorë kanë qëndrime të ndryshme në elaborimet e tyre.

    Sidoqoftë, pa u zgjeruar më shumë, ju themi se nëse gruaja ka stoli të cilat i përdor zakonisht nëpër munasebete, sikurse dasma, ahengje, takime të grave, etj., atëherë mendojmë se e drejtë është të mos obligojmë me zekat.

    Në anën tjetër, nëse gruaja ka blerë stoli dhe qëllimi nga blerja e atyre stolive nuk ishte përdorimi i tyre, por ruajtja e parave që ka dhe ka menduar që mënyra më e mirë për ruajtjen e parave është që ato të shndërrohen në ar, atëherë për këtë masë stolish do të duhej të jepte zekatin (kuptohet nëse arrihet nisabi), edhe nëse do të detyrohet të shesë diçka nga ai ar.

    Gjithashtu, nëse gruaja ka stoli jashtë sasisë që gruaja zakonisht përdor, me një fjalë ka stoli aq shumë saqë rrinë me muaj e me vite pa i përdorur nëpër munasebet, atëherë edhe për këtë obligohet të japë zekat nëse arrin nisabin.

    Por nëse ka një masë stolish të cilat i përdor kohë pas kohe, atëherë e sakta është që për ato stoli nuk jepet zekati edhe nëse arrijnë nisabin.

    Në fund të kësaj përgjigjeje themi se për këtë problematikë është debatuar shumë nga ana e juristëve islamë dhe ne me lejen e Allahut, në ndonjë rast tjetër do të sjellim në mënyrë më të detajuar shtjellimet e tyre.

    Zoti e di më së miri!

    Hoxhë Alaudin Abazi

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleHoxhë: A lejohet aplikimi për overdraft (minus) në bankë?
    Next Article A mund të na përmblidhni ajetet që flasin për xhenetin?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Si të zgjedhësh shalqinin e duhur sa herë që bler – pa gabuar kurrë!

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.