A është haram ta përdor verën në gatime?

0

Pyetja:

Es-selamu alejkum !
Desha t’ju pyes për një problem që kam. Jam duke përfunduar një shkollë kuzhine, me pak fjalë dal kuzhinier. Në fillim, kur u regjistrova në këtë shkollë, nuk e dija që në gatimet e shumta përdorej vera dhe konjaku për t’u dhënë shije gjellëve të ndryshme që gatuhen, por më vonë e mësova këtë gjë. Desha të pyes se a është haram ta përdor verën në gatime? Po nëse dikush apo dhe vetë unë ha nga këto gjellë që u është hedhur pak verë, a është mëkat?
Allahu jua shtoftë dijen!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Përdorimi i pijeve alkoolike është i ndaluar, pa marrë parasysh a është për vete apo për dikë tjetër. Prandaj, përdorimi i verës në gatime është i ndaluar dhe ju duhet t’i ikni kësaj. Muhamedi salallahu alejhi ue selem përmend dhjetë grupe njerëzish që janë të mallkuar në lidhje me alkoolin.
Transmetohet se Enes ibën Maliku ka thënë: “Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) në çështjen e alkoolit i mallkon dhjetë lloje njerëzish: atë që e shtrydh, atë të cilit i shtrydhet ajo, atë që e pi, atë që e bart, atë të cilit i bartet, atë të cilit i shërbehet, atë që e shet, atë që ha nga fitimi i tij, atë që e blen, atë të cilit i blihet.” (Transmeton Tirmidhiu)
Ajeti me të cilin ndalohet pirja e alkoolit ka ardhur në formën me të cilën kërkohet nga muslimani që të largohet nga alkooli në përgjithësi, pra jo vetëm pirja.
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)
Pastaj, rregulli i përgjithshëm në sheriatin islam është që muslimanët duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin në punë të mira e jo të ndihmohen në mëkate. Ashtu siç sqarohet ky rregull në ajetin kuranor: “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e jo në mëkate e armiqësi…” (Maide, 2)
Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com