Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»SCI-TECH»Teknologji»9 Shpikjet myslimane që i dhanë formë botës moderne
    Teknologji

    9 Shpikjet myslimane që i dhanë formë botës moderne

    Dija OnlineBy Dija Online02-09-201504 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka një vrimë në njohuritë tona: ne kërcejmë si bretkosa nga Rilindja tek ndaj grekët e lashtë, thotë për CNN, profesori Salim al-Hassani, kryetar i Fondacionit për Shkencë, Teknologji dhe Civilizim dhe redaktor i librit “1001 Shpikjet”. Hassani cek për CNN 10 shpikjet më të jashtëzakonshme të botës myslimane:
    Kirurgjia -Rreth vitit 1000, mjeku i njohur El Zahrawi botoi një enciklopedi me 1.500 faqe të ilustruar të kirurgjisë, e cila është përdorur në Evropë si një referencë mjekësore për 500 vitet e ardhshme. Ndër shpikjet e tij të shumta, Zahrawi zbuloi dhe përdorimin e zorrëve të shpërbërshme të maces për të qepur plagët. Përpara kësaj bëhej një operacion i dytë për të hequr penjët.Ai gjithashtu thuhet se ka kryer operacionin e parë cezarian dhe krijoi pincetat operatore.
    Kafeja -Tashmë pija perëndimore për gjithë ditën, ajo u prodhua në Jemen për herë të parë, rreth shekullit të 9-të.Në ditët e tij të hershme, kafeja ndihmoi Sufitë të qëndrojnë pa gjumë netëve vonë gjatë përkushtimit. Më vonë ajo u soll në Kajro nga një grup studentësh, por lëvizja e kafesë kaploi shpejt gjithë Perandorinë.Deri në shekullin e 13-të ajo ka arritur në Turqi, por në Europë nuk erdhi më herët se në shekullin e 16-të ku u soll nga një tregtar prej Venediku.
    Makina Fluturuese – “Abbas ibn Firnas ishte personi i parë i cili bëri një përpjekje të vërtetë për të ndërtuar një makinë fluturuese, thekson Hassani. Në shekullin e 9-ë, ai projektoi një aparat me krahë, të ngjashëm me puplat e një zogu.Në gjyqin e tij më të famshëm pranë Kordovës në Spanjë, Firnas fluturoi lart për disa çaste, para se të bjerë në tokë ku theu pjesërisht shpinën. Planet e tij padyshim kanë qenë një frymëzim për artistin famshëm italian dhe shpikësin Leonardo da Vinçi, 100 vjet më vonë, shton Hassani.
    Universiteti – Në vitin 859 një princeshë e re me emrin Fatima al-Firhi themeloi të parën Diplomë Universitare që u dha në Fez-Marok. Motra e saj, Miriam mdërtoi një xhami të bukur dhe ngjitur me të u ndërtua kompleksi Qarawiyyin al, Xhamia dhe Universiteti. Këto janë ende në funksion sot pas 1.200 vjetësh. Hassani thotë se shpreson se përkujtimi i veprës së motrave al-Firhi do të frymëzojë gratë e reja myslimane në mbarë botën sot.
    Algjebra – Algjebër Fjala vjen nga titulli i famshëm i traktatit të një matematikani persian që jetoi në shekullin e 9-të: “Kitab el-Xhabr Wa l-Mugabala” e cila përkthehet përafërsisht si “Libri i arsyetimit dhe i hesapeve”.E ndërtuar mbi rrënjët e sistemeve greke dhe hindu, rendi i ri algjebrik ishte një sistem unifikues për numrat racionalë, numrat irracionalë dhe madhësitë gjeometrike. i njëjti matematikan, Al-Khwarizmi, ishte gjithashtu i pari që futi konceptin e ngritjes së një numri në fuqi.
    Optika – “Shumë nga përparimet më të rëndësishme në studimin e optikës vijnë nga bota myslimane”, vijon rrëfimin e tij profesor Hassani. Rreth vitit 1000, Ibn el-Haitham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga drita e reflektuar jashtë tyre, e cila hyn në sy, duke hedhur kështu poshtë teoritë e Euklidit dhe Ptolemeut që thonin se drita emetohet nga vetë syri. Ky fizikan i madh mysliman gjithashtu zbuloi fenomenin e dhomës së errët, e cila shpjegon se si syri sheh imazhe vertikale për shkak të lidhjes midis nervit të shikimit dhe trurit.
    Furça e Dhëmbëve – Sipas Hassanit, Profeti Muhamed popullarizoi përdorimin në masë të furçës së parë të dhëmbëve, rreth vitit 600. Duke përdorur një degëz nga pema Meswak, Ai pastronte dhëmbët dhe freskonte frymën. Substanca të ngjashme me Meswak janë përdorur në furçat e dhëmbëve moderne.
    Maniveli – Shumë nga bazat e automatikë moderne janë vënë për herë të parë në përdorim në botën myslimane, duke përfshirë sistemin revolucionar bjellë-manivelë. Nga konvertimi i lëvizjes rrotulluese në lëvizje lineare, shumë objekte të rënda lëvizeshin lehtësisht. Kjo teknologji, zbuluar nga Al-Jazari në shekullin e 12, shpërtheu në të gjithë globin, duke çuar në prodhimin e çdo gjëje: nga biçikleta tek motori me djegie të brendshme.
    Spitalet – “Spitalet siç i njohim sot, me reparte dhe katedrat universitare, vijnë nga shekulli 9-të në Egjipt”, shpjegon Hassani. E para qendër e tillë mjekësore ishte Spitali Ahmed Ibn Tulun, i themeluar në vitin 872 në Kajro.Spital Tulun ka ofruar kujdes shëndetësor pa pagesë për të gjithë ata që kishin nevojë, një politikë të bazuar në traditën myslimane të kujdesjes për të gjithë ata që janë të sëmurë. Nga Kajro, spitale të tilla u përhapën në mbarë botën myslimane.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleSi qëndron çështja me sekrecionet?
    Next Article “Seria e Zezë” e Mercedes-AMG
    Dija Online

    Related Posts

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    02-07-2025

    E re nga Cursor: kontrollo agjentët AI të kodit direkt nga shfletuesi yt!

    30-06-2025

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.