Vraniqi: Marrëveshja, do ta vinte në defansivë edhe Serbinë

0

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, përmes një postimi në Facebook thotë se koalicioni LDK-AAK-Nisma e ka sjellë këtë rënie në defansivë të Thaçit.
Ai kërkon që do të duhej që shumë shpejt edhe Serbia të vihet në defanzivë. Kjo sipas tij do të bëhej nëse arrihet marrëveshja ndërmjet LDK-AAK-NISMA dhe VV.

Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook:

Pas shtatë vjetëve, Thaçi qartazi ka rënë në defansivë politike në skenën kosovare. Por tash edhe Serbia duhet të bie në defansivë karshi Kosovës. Pranimi i marrëveshjes me VETËVENDOSJE!-n nga koalicioni LDK-AAK-Nisma e sjell këtë rënie në defansivë të Serbisë. Thaçi me dialogun dhe pazaret e tij me Daçiqin e mundësonte ofensivën e Serbisë. Pamundësimi i Thaçit në pushtet duhet të bëhet edhe pamundësim i Serbisë në shtetin tonë.(sic) 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com