Çfarë të bëjmë me babanë që luan bastore?

0

Pyetja:

Siç e dimë, lojërat e fatit janë të ndaluara [në këtë rast bastore sportive] në Islam. Po më intereson si qëndron puna me një besimtar musliman kur babai i tij ka luajtur në bastore [e mposhti shejtani], se rëndom nuk luan, se me të vërtetë paratë që fiton janë hallall inshallah. Frika qëndron aty se si duhet vepruar.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lusim Allahun e Lartësuar t’ju japë hairin juve dhe familjes suaj dhe që babai juaj të largohet nga ky veprim i gabuar sa më shpejt. Ndërsa juve si familje ju lejohet të hani nga ato ushqime që ai i blen ose të merrni nga pasuria e tij, posaçërisht pasi ai në esencë merret dhe fiton hallall.
Këtë problematikë fukahatë e shtjellojnë kur flasin rreth pasurisë së njerëzve të cilët e kanë mallin e përzier me hallall dhe haram. Ata theksojnë se si i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kur shkonte te çifutët hante nga ushqimet të cilat i ofroheshin, edhe pse dihej se pasuria e tyre ishte e përzier me haram, pasi ata punonin me kamatë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com