1. Nisabi i zekatit në ari, argjend dhe para

0

 

  • Nisabi i zekatit të arit është 85 gr i arit te pastër 24k.
  • Nisabi i zekatit të parave është 2,650€. Kjo për faktin se me datën 10.07. 2014, vlera e 85gr. arit të pastër, sipas berëzave ndërkombëtare, ishte mu kjo shumë 2,650€.
  • Nisabi i zekatit të argjendit është 595 gr argjend.
  • Gratë të cilat posedojnë stoli ari, sasia e së cilës arrin nisabin e zekatit, mirëpo qëllimi i këtyre stolive nuk është ekskluzivisht stolisja me to, por edhe ruajtja e pasurisë që e posedon gruaja, pastaj nuk i përdorë shpesh gjatë vitit ato stoli, atëherë për këto stoli duhet dhënë zekat.
  • Nëse stolia e arit është 8karat, nisabi është 255gr.
  • Nëse stolia e arit është 14karat, nisabi është 145.7gr.
  • Nëse stolia e arit është 18karat, nisabi është 113.33gr.
  • Nëse stolia është 21karat, nisabi është 97.1gr.
  • Nëse stolia është 22karat, nisabi është 92.7gr.
  • Stolitë ndryshe mund të llogariten sipas vlerës.

Pra, nëse vlera e stolive arrin shumën 2,650 euro, në momentin kur ajo vlerësohet tek artari, atëherë obligohet zekati për ato stoli.
p.sh. 250gr ari 18k, sot për ta shitur tek artari kushton 6000 euro, pra është mbi nisabin prandaj obligohet zekati për atë sasi.

 

  • Vlera e stolive llogaritet me çmimin e shitjes tek artarët. Pra sa e blejnë artarët prej qytetarëve, jo sa e shesin ata.
  • 2.5% është sasia e zekatit që duhet të nxirret për një vit.
  • Ndërsa rreth arit të cilin e përdorin gratë ekskluzivisht për stoli dhe është një sasi e caktuar që nuk synohet me atë posedim diç tjetër, përveç zbukurimit e stolisjes me to, atëherë nga qëndrimet e dijetarëve zgjedhim se nuk ka nevojë të jepet zekati për to, përveç nëse dëshiron dhe kjo është më mirë.

Për te ju ndihmuar ne llogaritjen e zekatit na shkruani ne iksbkosova@yahoo.com

  

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com