Një burrë 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit, pasi gjatë rrugës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit, kur papritur iu përkeqësua gjendja shëndetësore,” tha Osmani.

Pas kësaj, ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa po vazhdojnë punimet për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan deri te ky fatkeqësi.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version