Tatarët në Krime janë të detyruar të bëhen qytetarë rusë, ka thënë kreu i Tatarëve, Mustafa Jemilev, për Agjencinë Anadolu (AA).
Jemilev tha se ata që nuk duan shtetësinë ruse do të trajtohen si të huaj dhe nuk do të kenë të drejtë për punësim ose të drejtën për të votuar. “Çështja më e madhe është se njerëzit tanë janë të detyruar të bëhen qytetarë rusë, gjë të cilën shumë njerëz nuk duan ta pranojnë.”
Ai shtoi se Tatarët e Krimesë nuk duan të jenë nën dominimin rus, por ndjehen të pafuqishëm dhe ai akuzoi Rusinë se është duke përfituar nga situata aktuale politike e Ukrainës për të zënë tokën e Krimesë.
Sipas Jemilev, Tatarët dëshirojnë të qëndrojnë si një republikë autonome brenda Ukrainës dhe se do të ishte e vështirë që të miratohet një vend autoritativ dhe totalitar, duke iu referuar Rusisë.
Tatarët e Krimesë përbëjnë afërsisht 13 për qind e 2.1 milionë banorëve të Krimesë./mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version