Gjykata e Lartë e SHBA-ve, ka mbështetur prindërit që duan t’i tërheqin fëmijët e tyre nga klasa kur një mësim i shkollës publike përdor libra me tema LGBTQ.

Vendimi i marrë të premten në një çështje të ngritur nga prindërit në Maryland, vjen në një kohë kur disa libra po ndalohen gjithnjë e më shumë nga shkollat dhe bibliotekat publike.

Në mendimin e shumicës të dhënë nga gjykatësi Samuel Alito – ai shkroi se mungesa e mundësisë për “të dalë”, për të qenë i liruar nga mësimet e tilla i vë prindërit para një ngarkese të pabazuar kushtetuese mbi të drejtat e tyre për lirinë fetare.

Çfarë ndodh tani

Vendimi anuloi vendimet e gjykatave të ulëta që mbështetën sistemin shkollor të Qarkut Montgomery, i cili kishte prezantuar librat me tema LGBTQ në vitin 2022 si pjesë të një përpjekjeje për të reflektuar më mirë diversitetin e distriktit.

Fillimisht, distrikti shkollor u kishte mundësuar prindërve të tërhiqnin fëmijët e tyre nga mësimet për arsye fetare dhe të tjera, por më pas u tërhoq, duke thënë se ishte bërë shqetësuese. Ky veprim shkaktoi protesta dhe përfundimisht një padi nga ana e prindërve.

Tani, çështja do të kthehet në gjykatën e ulët për t’u rishikuar sipas udhëzimeve të reja të Gjykatës së Lartë. Por, gjykatësit sugjeruan fuqishëm se prindërit do të fitojnë në fund.

Gjykata vendosi që politika të tilla si ajo në këtë çështje janë subjekt i shqyrtimit më të rreptë të mundshëm, duke i dhënë atyre mundësinë për t’u anuluar.

Vendimi mund të ketë ndikime kombëtare për edukimin publik

Jessica Levinson, profesore e drejtësisë në Shkollën e Drejtësisë Loyola në Los Angeles, tha se vendimi i gjykatës mund të frymëzojë paditë e ngjashme në shtete të tjera.

“Mendoj se çdo distrikt shkollor që lexon libra të ngjashëm për fëmijët tani mund të përballet me paditë nga prindërit që nuk duan që fëmijët e tyre të dëgjojnë këto libra sepse interferojnë ndjeshëm me besimet e tyre fetare,” tha ajo.

Mbrojtësit e kësaj kërkese thonë se çështja ka të bëjë me të drejtat prindërore dhe lirinë fetare

Senatori republikan i SHBA-së, Bill Cassidy nga Louisiana, i cili ishte pjesë e një deklarate amicus të dorëzuar në mbështetje të prindërve të Maryland, e quajti vendimin një “fitore për familjet“.

Nxënësit nuk duhet të detyrohen të mësojnë rreth çështjeve të gjinisë dhe seksualitetit që bien ndesh me besimet fetare të familjeve të tyre,” tha ai.

 

Avokati Eric Baxter, i cili përfaqësoi prindërit në Gjykatën e Lartë, gjithashtu e quajti vendimin një “fitore historike për të drejtat prindërore”.

“Fëmijët nuk duhet të detyrohen të hyjnë në biseda për drag queens, parada të krenarisë, ose kalimin në identitet gjinor pa lejen e prindërve të tyre,” tha Baxter.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version