Në gjendje të lirë por nën hetime për akuzat për korrupsion. Ish presidenti francez Nikola Sarkozi është lënë I lirë në mesnatë pas seancës së marrjes në pyetje që ka zgjatur më shumë se 15 orë. Sakrozisë gjithashtu I është konfirmuar se ëshët object hetimi për korrupsion.
Dyshimet e prokurorisë franceze kanë rilindur nga hetimet për fondet e fushatës elektorale të vitit 2007. Por përvec asaj të korrupsionit mbi ish presidentin francez rëndojnë dhe akuzat për trafik të paligjshëm influence, dhe dhunim të sekretit institucional.
Kjo është hera e parë që një ish president merret në pyetje ndërsa është shpallur në gjendje arresti. Një ditë më parë edhe avokati I Sarkozi, Tieri Herzog dhe Gilbert Azibert, avokat I përgjithshëm pranë gjykatës kushtetuese ishin bërë pjesë e listës së të hetuarve.
Në këtë cështje gjyqësore, përfshihen ngjarje të ndryshme duke filluar nga ajo për financimin e supozuar të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të Sarkozisë nga Gedafi. Sarkozi akuzohet se ka korruptuar një gjykatës duke I premtuar ndihmë në karrierën e tij në shkëmbim të informacioneve për ecurinë e hetimeve ndaj tij