Tragjedia është konfirmuar për agjencinë franceze të lajmeve AFP edhe nga ana e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, si dhe nga autoritetet italiane.
Alarmi për këtë tragjedi të re në brigjet e Italisë u dha nga një grup të mbijetuarish, të cilët thanë se varka kishte humbur orientimin nëpër Mesdhe dhe nuk përfundoi në brigjet e Sicilisë, aty ku ishte nisur.
Dy ditë më parë, në një tragjedi të ngjashme e kanë pësuar 45 emigrantë.
Rekordi i zbarkimeve të emigrantëve në Itali është vendosur në vitin 2011, me nisjen e “Pranverës Arabe”. Mbi 60 mijë emigrantë zbarkuan kryesisht në Sicili brenda këtij viti, ndërsa një vit më vonë shifrat u ulën në 15 mijë. Në vitin 2013 pati një rritje më të madhe, duke arritur në mbi 40 mijë emigrantë, ndërsa viti 2014 është viti i rekordeve, pasi në 6 muaj shifra ka shkuar në thuajse 60 mijë persona.
Previous ArticleArabia Saudite emëron shef të ri të Inteligjencës
Next Article Sarkozi lirohet pas 15 oresh arrest