Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, ka emëruar Princin Khaled Bin Bandar si kreun e inteligjencës. Ky veprim vie vetëm tre muaj pasi u shkarkua paraardhësi i tij, i cili ishte në krye të përpjekjeve për të mbështetur opozitën siriane.
Ishte e paqartë nga dekreti mbretëror nëse Princi Khaled do të ketë një qëndrim të ngjashëm lidhur me opozitën në Siri.
Bin Bandar shërbeu gjatë vitit të fundit edhe si zëvendës ministër i mbrojtjes dhe guvernatorit i Rijadit, një nga rolet më të shquara, të rezervuara për anëtarë të lartë të familjes në pushtet në monarkinë absolute.
Arabia Saudite e ka shikuar me alarm kryengritjen e ISIL në Irak, të cilët kanë kapur ngastra të mëdha të territorit dhe shpallën krijimin e një “kalifati” në ato vende.
Politika e Rijadit në Siri është për të mbështetur grupet që Riadi i sheh si të moderuara, në një përpjekje për të rrëzuar regjimin e Bashar Al Assad, një aleat i ngushtë i Iranit.
Javën e kaluar Mbreti Abdullah ka urdhëruar që të merren “të gjitha masat” për të mbrojtur vendin kundër militantëve, dhe të vë ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie. /mesazhi/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version