Samsung ka publikuar fotot zyrtare të smartfonëve të rinj Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6, të cilët pritet të debutojnë më 10 Korrik 2024. Pas muajsh spekulimesh, këto imazhe na japin një ide të qartë për produktet përfundimtare.
Një përdorues në Reddit zbuloi këto imazhe, duke thënë se ato u publikuan gabimisht nga Samsung Kazakistan. Fotot tregojnë Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 me një dizajn më katror.
Në imazhe mund të vërehen skajet e rrafshëta të smartfonëve, pa asnjë lakim. Ky stil dizajni u adoptua fillimisht nga Samsung në fillim të vitit me seritë Galaxy S24 dhe është përdorur në të gjitha modelet e lansuar gjatë vitit 2024.
Galaxy Z Flip 6 duket shumë i ngjashëm me paraardhësin e tij, megjithatë forma e tij është më katrore. Butonat e volumit janë më të dukshëm dhe ndryshimi më i madh vizual është tek kamera, ku sensorët e pasëm kanë unaza metalike.
Galaxy Z Fold 6 dhe Z Flip 6 pritet të debutojnë më 10 Korrik 2024, edhe pse Samsung ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën.