Elon Musk shpjegon algoritmin e tij me 5 hapa për zgjidhjen e çdo problemi:

“Gabimi më i shpeshtë i inxhinierëve të zgjuar është optimizimi i një gjëje që nuk duhet të ekzistojë.”

“Unë kam këtë algoritëm shumë bazik të parimeve të para (first principles) që e përdor si mantra.”

Elon e zbërthen atë:

Hapi 1: Vendosni në dyshim kërkesat.

“Bëjini kërkesat më pak budallaqe. Kërkesat janë gjithmonë budallaqe deri në një farë mase, pa marrë parasysh se sa i zgjuar është personi që jua dha ato kërkesa. Duhet të filloni aty, sepse përndryshe mund të merrni përgjigjen e përsosur për pyetjen e gabuar.”

Hapi 2: Përpiquni ta fshini.

“Përpiquni të fshini plotësisht pjesën ose hapin e procesit. Nëse nuk jeni të detyruar të ktheni mbrapsht të paktën 10% të asaj që fshini, nuk po fshini mjaftueshëm. Shumica e njerëzve ndihen sikur kanë korrur sukses nëse nuk janë detyruar të kthejnë gjërat mbrapsht. Por në të vërtetë nuk është ashtu; ata kanë qenë tepër konservatorë dhe kanë lënë brenda gjëra që nuk duhej të ishin aty.”

“Gabimi më i shpeshtë i inxhinierëve të zgjuar është optimizimi i një gjëje që nuk duhet të ekzistojë. Pra, mos optimizoni derisa të keni provuar ta fshini.”

Hapi 4: Përshpejtojeni.

“Çdo gjë e dhënë mund të bëhet më shpejt nga ç’mendoni. Por nuk duhet t’i përshpejtoni gjërat derisa të keni provuar t’i fshini dhe t’i optimizoni ato, përndryshe po përshpejtoni diçka që nuk duhet të ekzistojë.”

Hapi 5: Automatizojeni.

“Dhe pastaj gjëja e pestë është automatizimi i saj.”

Elon shpjegon pse ka rëndësi radha:

“Kam ecur mbrapsht aq shumë herë, ku kam automatizuar diçka, e kam përshpejtuar, e kam thjeshtuar dhe pastaj e kam fshirë. U lodha duke e bërë këtë. Ndaj kjo është arsyeja pse e kam këtë mantra.”

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version