Policia e Kosovës ka larguar eksplozivin dhe po e kthen në gjendje normale lagjen Dragodan
Policia e Kosovës ka larguar eksplozivin nga vetura me targa të Beogradit derisa po kthen gjendjen normale në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Sipas informacioneve të fundit, në orët e mbrëmje në lagjen Arbëria në Prishtinë një veturë e tipit Renault Clio ishte dyshuar se ka eksploziv brenda saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se ata kanë neutralizuar më parë makinën në bazë të informacioneve që kanë pasur, derisa kanë arrestuar shoferin e makinës.

“Policia ka pasur informacione paraprake të inteligjencës, kështu që ia ka dalë ta ndalojë veturën dhe ta arrestojë shoferin e sa. Substanca që dyshohet se është materie eksplozivi është dërguar për ekzaminim kurse i arrestuari është dërguar në bazë dhe po intervistohet”, ka thënë Kelani.

https://www.youtube.com/watch?v=p_2tmtcAww8

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version