Qindra mijëra indonezianë u mblodhën sot në xhamitë dhe varret masive në provincën e Acehut për të përkujtuar 10-vjetorin e cunamit shkatërrimtar që goditi vendin më 26 dhjetor 2004 dhe që shkaktoi vdekjen e rreth 220 000 personave, përfshirë mijëra turistë të huaj
“Humba dy fëmijë nga cunami, por nuk e di ku janë varrosur”, tha 51-vjeçari Maimunah pranë një varri masiv në Ulhee Lhueue.

“Megjithatë, po falem për të gjitha viktimat e cunamit”, shtoi ai.

Dhjetëra mijëra persona humbën jetën edhe në Banda Aceh, ku pritet të fillojë një ceremoni zyrtare dhe ku do të jetë i pranishëm zëvendëspresidenti indonezian, Jusuf Kalla.

Dje në mbrëmje vonë, mijëra banorë u falën në Xhaminë e Madhe të Baiturrahmanit, një nga të paktat që i shpëtoi cunamit të jashtëzakonshëm.

Kjo ceremoni fetare u drejtua nga Ali Jaber, imami i xhamisë saudite të Medinas.

Cunami i 10 viteve më parë u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 9,3 ballë të shkallës Rihter, një nga më të fuqishmit në historinë e njerëzimit. /ATSH-DPA/

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version