Në Swiss Armed Forces shërbejnë mijëra ushtarë me origjinë shqiptare, shumica e të cilëve janë myslimanë dhe kanë mundësinë të respektojnë praktikat e tyre fetare edhe gjatë shërbimit ushtarak, përfshirë agjërimin dhe faljen gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sipas të dhënave që qarkullojnë në mediat e diasporës shqiptare në Zvicër, në ushtrinë zvicerane shërbejnë mbi 10 mijë ushtarë me prejardhje shqiptare. Kjo lidhet edhe me faktin se komuniteti shqiptar në Switzerland është ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në vend, me mbi 300 mijë banorë me origjinë nga Kosovo, North Macedonia, Lugina e Preshevës, Montenegro dhe Albania. Një pjesë e konsiderueshme e tyre tashmë kanë shtetësi zvicerane dhe janë pjesë e sistemit të detyrueshëm të shërbimit ushtarak.
Në ushtrinë zvicerane, myslimanët mund të falen dhe të agjërojnë gjatë Ramazanit. Ushtria ofron një qasje fleksibile për t’i harmonizuar detyrat ushtarake me praktikat fetare. Për shembull, ushtarët mund të përdorin hapësira të posaçme për lutje dhe të marrin këshillim nga shërbimi pastoral i ushtrisë për mënyrën se si të kombinojnë agjërimin me aktivitetet ushtarake.
Në raste të caktuara, komandantët mund të marrin në konsideratë edhe përshtatje në aktivitetet fizike gjatë periudhës së agjërimit, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i ushtarëve. Po ashtu, në ushtrinë zvicerane vepron një shërbim ndërfetar i kapelanisë, ku përveç priftërinjve dhe rabinëve mund të përfshihen edhe imamë që ndihmojnë ushtarët myslimanë në çështje fetare.
Parimi bazë i ushtrisë zvicerane është respektimi i lirisë së besimit dhe ndërgjegjes për çdo ushtar. Megjithatë, praktika fetare duhet të përshtatet me kërkesat e shërbimit ushtarak dhe nuk duhet të pengojë funksionimin e njësive ushtarake.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në ushtrinë zvicerane u diskutua edhe në emisionin “Kosova Today”. Analisti Nefail Mailiqi foli për përvojën dhe integrimin e ushtarëve shqiptarë në armatën helvetike, ndërsa Bastri Beka theksoi se modeli zviceran i organizimit shtetëror dhe raporti me fenë është i ndryshëm nga ai i Kosovës.
Sipas Bekës, Kosovo dhe Switzerland përfaqësojnë dy modele të ndryshme: Zvicra është një model sekular i ndërtuar mbi një traditë të gjatë historike, ndërsa Kosova është një shtet laik me një realitet tjetër politik dhe institucional.
Këto politika shihen në Zvicër si pjesë e modelit të integrimit dhe respektimit të diversitetit kulturor në institucionet shtetërore.
