Të paktën 20 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite teksa prisnin ndihmat humanitare pranë pikës së shpërndarjes në Korridorin Netzarim në Rripin e Gazës, ndërsa 246 u plagosën.
Ushtria izraelite nisi një sulm ndaj njerëzve që prisnin ndihma pranë pikës së shpërndarjes së ndihmave në Korridorit Netzarim në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Të paktën 20 palestinezë u vranë dhe 246 të tjerë u plagosën si pasojë e këtyre sulmeve, njoftojnë burimet shëndetësore të Gazës.