Nga: FATMIR BAÇI

GRUAJA

Gruaja nuk do kurrsesi qe ti ta duash,
Veçanërisht kur ajo nuk të do,
Por nuk do as të mos e duash
Edhe kur ajo nuk të do,
Nuk do që t’i thuash shpesh se e do,
Edhe kur ajo e di se ti e do,
Nuk do as te mos i thuash se e do,
Edhe kur ajo e di se ti nuk e do,
Nuk do që t’i kerkosh të thotë se të do,
Edhe kur ajo është e bindur se të do,
Nuk do as t’i kërkosh që të thotë se nuk të do,
Edhe kur ajo është e bindur se nuk të do,
Nuk do që të thuash se do një tjetër,
Edhe kur ajo nuk të do,
Nuk do as të thuash se nuk do një tjetër,
Edhe kur ajo te do,
Nuk do të jesh i butë pa qenë edhe i ashpër,
Edhe kur ajo të do
Siç nuk do të jesh i ashpër pa qenë edhe i butë,
Edhe kur ajo nuk te do,
Nuk do kurrsesi ta kuptosh mirfilli,
Edhe kur ajo e di se ti e do,
Nuk do kurrsesi as të mos e kuptosh,
Edhe kur ajo mirfilli e di se ti nuk e do.
Kjo është pak a shumë ajo që di,
Dhe njëkohësisht nuk di,
Kur përpiqem të kuptoj një grua,
Ndërkohë që kaq i thjeshte,
Mund jetë vetëm fillimi i komplikimit,
Gjithë të tjerat që pasojnë,
Janë vetëm qerthull i panevojë
Siç të panevojshme do ishin
Edhe gjithë këto rreshta
Sikur dashuria të ishte per t’u kuptuar.
I mbahem bindjes se edhe gratë,
Ndoshta me shume të drejtë,
Mund dhe duhet të kenë,
Nje rradhitje më qartë të komplikuar,
E sidomos më të begatë per burrat.

 

FATMIR BAÇI

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version