Gjakderdhjes në Gaza nuk i shihet fundi. Në natën mes të martës dhe të mërkurës, është bombarduar edhe një shkollën tjetër nën mbrojtjen e OKB-së.
Është vlerësuar se rreth 15 palestinezë u vranë dhe se ka 90 janë plagosur. Bombardimi erdhi pas paralajmërimeve izraelite që paraprinë bombardimin.

OKB thotë se izraelitët bombarduan edhe pse u paralajmëruan se kjo do të shkaktojë viktima civile.

“Bota është turpëruar me këtë sulm”, ka thënë për BBC zëdhënësi i OKB-së, Chris Gunness, transmeton Telegrafi. “Fëmijët janë vrarë teksa flinin pranë prindërve. Ky është një turp global”.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version