Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Të ndryshme»Ekspansioni i Amazon

    Ekspansioni i Amazon

    0
    By Dija Online on 02-10-2014 Të ndryshme

    Me iniciativa gjithnjë të reja, Amazon po e ndryshon në mënyrë radikale tregtinë e librit. Me një flatrate për librat elektronikë, Amazon po zgjeron monopolin e saj. Por synimet e gjigantit shkojnë më tej se kaq.

    Nga laboratori i Amazon në SHBA vijnë vazhdimisht përzierje të habitshme shpërthyese. Ideja më e rë është një flatrate për E-Book: për 9,99 dollarë në muaj klientët amerikanë prej disa ditësh mund të zgjedhin nga një katalog me më shumë se 600.000 tituj. Për ata që lexojnë shumë kjo tingëllon si fillim një ofertë e shkëlqyer. Pasi për këtë shumë mund të blesh e shumta një libër të vetëm më lidhje të thjeshtë.
    Për pjesën tjetër të tregtisë së librit oferta mund të ketë pasoja shkatërrimtare. Pasi kështu pakësohen gjasat që njerëzit t‘i drejtohen librarive; librat elektronikë (E-Book) përfitojnë, ndërsa librat e shtypur po kalojnë gjithnjë e më shumë në prapavijë. Oferta me sloganin „Kindle unlimited“ që fillimisht vlen vetëm për klientët e amazon.com, herët apo vonë do të fillojë edhe në Gjermani, tregu i së cilës pas atij amerikan konsiderohet si më i rëndësishmi në gjithë botën.

    Nuk ka më mbrojtje nga çmimi i paracaktuar

    Ligji për çmimin e paracaktuar, edhe pse dikush mund të mendonte të kundërtën, sipas Shoqatës së Tregtisë së Librit në Gjermani, lejon modele abonimi si „Kindle unlimited“, pasi çmimi i fiksuar aplikohet vetëm në shitjen e librave. Pak më e vështirë mund të jetë për Amazon të prezantojë një katalog tërheqës. Pasi titujt e librave që do të ofrohen me Flatrate do të varen nga gatishmëria e shtëpive botuese për të bashkëpunuar me Amazon në projektin e ri. Marrëdhënia mes dy palëve prej kohësh nuk është e zhveshur nga irritimet dhe zënka të shëmtuara.
    Jo më kot shefi i Amazon Jeff Bezos e ka përshkruar një herë me fjalë të forta marrëdhënien e tij me shtëpitë botuese: „Ne do t‘i ndjekim siç bëjnë gepardët me gazelat.“ Në përpjekjet e tij për të ndryshuar tregun e librit në formën që njohim ne, Amazon ndërmerr vazhdimisht përpjekje të reja dhe në këtë mes çdo mjet është për të i mirë. Prej kohësh gjiganti i internetit e përdor pozicionin e tij monopolist për të përcaktuar në mënyrë të njëanshme kushtet në negociatat me shtëpitë botuese. Kush kundërshton duhet të llogarisë me masa drastike.

    Monopol gjigant
    Në SHBA Amazon ka nën kontroll rreth 60 për qind të tregut të librit elektronik, në total atje një në tre libra (përfshirë edhe librin e shtypur) shitet përmes platformës së internett. Në Gjermani, ku ka librari në gjithë territorin, 20 për qind e tregtisë (dhe gjysma e biznesit me librin elektronik) janë në duart e Amazon. Kjo çon jo rrallë në një arrogancë në sjelljen në biznes. Dhe prej kësaj vuajnë tani shtëpitë botuese në SHBA dhe Gjermani.

    Në Gjermani shtëpi botuese si Ullstein, Piper apo Carlsen janë vënë në shënjestër të Amazon. Në SHBA koncerni ka vënë në shënjestër grupin Hachette Book Group, i cili bën pjesë ndër të ashtuquajturit Big Five (pesë të mëdhenjtë). Përsëri fjala është për të vendosur një shembull. Në vend të uljeve të zakonshme prej 30 për qind, Amazon kërkon tani 50 për qind për librat elektronikë. Ky marzh deri tani vlente vetëm për librat e lidhur. Meqenëse shtëpitë botuese nuk pranojnë t‘i nënshtrohen diktatit të kushteve të Amazon, titujt e tyre livrohen me vonëse të madhe. Kjo është e ngjashme me një bojkot.

    Trysnia e aksionerëve
    Koncerni pranon edhe dëmin që i shkaktohet atij vetë, të paktën përkohësisht. Ndërkohë trysnia e aksionerëve të Amazon do të shtohet pasi kohët e fundit sipërmarrja shënoi përsëri humbje të mëdha dhe kursi i aksioneve ra me 10 për qind. Por Jeff Bezos deri tani nuk e ka humbur toruan nga goditjet, për kursin e rritjes së rrufeshme sakrifikohet çdo gjë tjetër.
    Në botëkuptimin e menaxherit kultura e librit ka pak vlerë, shtëpitë botuese janë të panevojshme. Sipas tij ato vetëm sa ndërhyjnë mes autorit dhe lexuesit. Për të ato më mirë duhet të elimonohen. Përfytyrimin e tij ideal e lë herë pas here të duket: nga njëra anë janë krijuesit që shkruajnë, dhe nga ana tjetër blerësit të cilët lexojnë dhe mes dy palëve vetëm Amazon. Për këtë arsye prej kohësh koncerni përpiqet të përparojë edhe në fushën e botimeve.

    Protesta e shkrimtarëve

    Por deri tani nuk ia ka dalë mbanë. Publikimet e deritanishme lënë shumë për të dëshëruar. Tituj nga fusha e vetëpublikimit të Amazon thuajse nuk merren seriozisht nga tregtia e librit. Dhe deri tani nuk ka pasur dyndje të shkrimtarëve tek Amazon apo braktisje të shtëpive të njohura të botimit megjithë kushtet lukrative që ofron koncerni. Përkundrazi më shumë se 1000 autorë, ndër ta shumë emra të njohur si Paul Auster, Donna Tartl, John Grisham dhe Stephen King nënshkruan kohët e fundit një letër proteste kundër politikës së çmimeve të Amazon.
    Akoma më shumë ngjall tani kureshtje zëri që Amazon kërkon të blejë shtëpinë botuese Simon&Schuster, e cila gjithashtu bën pjesë ndër të mëdhatë në SHBA. Ideja nuk është aspak e gabuar. Nuk ka shumë kohë që Bezos bleu „Washington Post“ dhe deklaroi se ky ishte një eksperiment të terren të panjohur. Blerja e Simon&Schuster do të kishte gjithashtu një karakter prove. Por ajo do ta afronte më shumë Bezos me synimin e tij: të jetë jo vetëm tregtari lider i librit që i shërben në mënyrë të shkëlqyer klientëve të tij por të ketë sukses edhe si botues dhe madje të bëhet edhe një adresë që merret seriozisht për autorët.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve

    Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.