NË EMËR TË ALLAHUT MËSHIRUESIT, TË GJITHËMËSHIRSHMIT!

E vërteta rreth martesës “mut’a”
(Dallimi mes martesës sheriatike dhe asaj “mut’a”)

Shiitët pretendojnë se kurorëzimi “mut’a” (i përkohshëm) është i lejuar dhe i aprovuar në sheriatin tonë. Kjo është në kundërshtim me atë që është vërtetuar dhe beson Ehli Suneti dhe Xhemati.

Transmetohet nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e bëri të ndaluar kurorëzimin “mut’a” në betejën e Hajberit.”

Në vazhdim paraqitet dallimi mes kurorëzimit sheriatik dhe atij “mut’a”.

 

  1. Koha
  2. Shkurorëzimi
  3. Përgjegjësi
  4. Numri i grave
  5. Dëshmitarët
  6. Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj saj
  7. Kontrata martesore
  8. Vazhdimësia
  9. Vendbanimi
  10. Drejtësia

*Për shpjegim të zgjeruar kliko mbi çështjen e caktuar.

 

 

Çështja Martesa sheriatike sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit Martesa sipas shiitëve
1. Koha Nuk është e përcaktuar. Është përcaktuar me kohë.

Lejohet rënia dakord vetëm për një marrëdhënie seksuale.

Argumenti i tyre: Transmetohet në librin “El Kefi”* nga Zumaraja: “I kam thënë Imamit: ‘A lejohet njeriu që të kënaqet një orë me të e pastaj ta lëshojë?’ Tha: ‘Jo vetëm kaq; i lejohet një herë, dy herë, një ditë apo dy ditë dhe pastaj ta lëshojë.” (“El Kefi”, vëll. V, f. 459)

_____________________

*Ky libër ka vlerë dhe pozitë te shiitët, ashtu siç ka Sahihul Bukhari te Ehli Suneti

2. Shkurorëzimi Ka shkurorëzim.

“O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshojini ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë Allahun, Zotin tuaj dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre e, edhe ato të mos dalin ndryshe, vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Allahut, e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, Allahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.” (Kuran, Talak,1)

Nuk ka shkurorëzim.

Lihet dhe i lejohet të shkosh te njeriu tjetër.

Transmetohet nga Muhamed el Bakiri, i cili ka thënë: “Nuk shkurorëzohet.” (“El Kefi”, vëll. V, f. 451)

3. Përgjegjësi Obligohet përgjegjësi

Nuk ka nikah (kurorëzim) pa përgjegjës dhe dy dëshmitarë.” (Hadith, Ebu Daudi, Tirmidhiu)

Nuk obligohet përgjegjësi

Ka thënë Ebu Abdullahu: “S’ka asnjë pengesë, mund të martohet e vogla pa lejen e prindit (përgjegjësit)” (“Mustedrek el Mesail”, vëll. IV, f. 459)

4. Numri i grave Nuk lejohet kurorëzimi i më shumë se katër grave.

“Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” (Kuran, Nisa,3)

I hapur

Ka thënë Ebu Abdullahu: “Martoji 1000, sepse ato janë në kompensim.” (“El Kaf”, vëll. V, f. 452)

5. Dëshmitarët Obligohen dëshmitarët

Nuk ka kikah (kurorëzim) pa përgjegjës dhe dy dëshmitarë.” (Hadith, Ebu Daudi, Tirmidhiu)

Nuk obligohen dëshmitarët.

Transmetohet nga Ebu Abdullahu se ka thënë: “Martohet me to sa të dojë, pa pasur përgjegjës dhe dëshmitarë.” (“El uesail”, vëll. XXI, f. 64)

6. Mbrojtja dhe përkujdesja ndaj saj. I obligohen burrit të përkujdeset për gruan e tij dhe mos ta lejojë atë të bjerë në zina (imoralitet)

“…Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.” (Kuran, Maide, 5)

Nuk obligohen dëshmitarët

Është pyetur Musa el Kadhimi: “Në qoftë se njeriu e ka nikahun (kurorën) “mut’a”, a i obligohet përkujdesja ndaj gruas së tij?” Tha: “Jo. Duhet të përkujdeset nëse e ka të përhershme.” (“El uesail”, vëll. XVIII, f. 69)

7. Kontrata martesore Bëjnë kontratë

“Dhe si mund të merrni atë kur me njëri-tjetrin jeni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?.” (Kuran, Nisa, 21)

Nuk bëjnë kontratë

Nga Musa ibn Xhaferi transmetohet: “A martohet gruaja pa kontratë martesore? Nëse janë që të dy muslimanë dhe të sigurtë, s’ka të keqe.” (“El uesail”, vëll. XXI, f. 65)

8. Vazhdimësia Është e ngritur në vazhdimësi

“Dhe si mund të merrni atë kur me njëri-tjetrin jeni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?.” (Kuran, Nisa, 21)

Nuk është e ngritur në vazhdimësi , pasi ai është nikah i përkohshëm.
9. Vendbanimi Obligohet sigurimi i vendbanimit për gruan

“Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju e mos i ngushtoni ato për t’i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizojini ato, derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush, ashtu si duhet; e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojnë për të gjidhënëse tjetër. ” (Kuran, Talak, 6)

Nuk obligohet sigurimi i vendbanimit për gruan , sepse bën nikah vetëm për një marrëdhënie seksuale.
10. Drejtësia Obligohet drejtësi mes grave

“…Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një…” (Kuran, Nisa, 3)

Nuk obligohet drejtësia mes grave , sepse ato janë për shfrytëzim dhe pa asnjëfarë të drejte.

 

 

E sa i përket kundërshtimit tonë në atë që janë argumentuar disa prej dijetarëve të tyre në fjalën e Allahut: “(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga Allahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me nikah) duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion. E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepuani shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të nikahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urti. …” (Nisa, 24) se Allahu para kënaqësisë me to ka përmendur mbrojtjen e tyre. Allahu thotë në të njëjtin ajet “…të mbrojtura dhe jo zinaqare.” Tek shiitët nuk është kusht mbrojtja e gruas.

www.klubikulturor.com

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version