Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një parking në dalje të qytetit të Koçanit, pranë një pompe benzine afër Orizarës, ku u përfshinë nga flakët tre autobusë dhe një furgon.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se zjarri u lokalizua dhe u shua nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve e Shtipit, dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, një ekip i Departamentit të Zjarrfikësve të Koçanit do të kryejë inspektime në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe përcaktuar shkakun e zjarrit.