Dhoma e përfaqësuesve në Amerikë dje në darkë miratoi një plan që ndalon dërgimin e forcave ushtarake në Irak.
Sipas planit të miratuar me shumicën e votave të kësaj dhome, Barak Obama nuk ka të drejtë të lëshojë urdhër për dërgimin e forcave ushtarakët për kryerjen e operacioneve ushtarake në Irak. Ky plan ka marrë 370 vota pro kundrejt 40 votave kundër dhe kjo dëshmon për faktin se si republikanët ashtu edhe demokratët janë të mendimit se presidenti amerikan për të dërguar trupa ushtarake në një vend tjetër duhet të marrë opinionin e Kongresit. Megjithatë plani në fjalë nuk do të jetë i zbatueshëm deri në kohën kur të aprovohet nga senati, mirëpo kjo shumicë në dhomën e përfaqësuesve dëshmon se kongresi amerikan nuk është i kënaqur nga politika e mëparshme e qeverisë amerikane me dërgimin e trupave dhe nisjen e luftës në një vend tjetër. Vlen të theksohet se pas përshkallëzimit të krizës në Irak, qeveria amerikane në këtë vend ka dërguar 500 forca ushtarake.

Share.
Leave A Reply Cancel Reply
Exit mobile version