Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, para mbajtjes së seancës së 39-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, po zbulohet dita-ditës nga të gjithë për veprimet e tij.

Sipas Brahimajt, Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një interpretim të qartë lidhur me pyetjen që AAK-ja i kishte drejtuar, ndryshe nga mënyra se si e paraqet Kurti, duke e quajtur këtë një formë mashtrimi.

“Nuk e di presidentja si do të veprojë por Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjeshtë, nuk është vetëm qëndrim i AAK-së por edhe mediave dhe gjitha partitë jo si e interpreton Kurti. Është njëfarë pabesi e tij dhe mashtrimi i tij vetëm po i zbulon këmbët prej të gjithëve”, u shpreh Brahimaj.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version