Besnik Bislimi dëshmon në Prokurorinë Speciale: detajet e intervistimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje. Sipas njoftimit zyrtar, intervistimi i tij është bërë në cilësinë e dëshmitarit në një rast që po hetohet nga ky institucion.

Burime pranë prokurorisë kanë bërë të ditur se pyetjet janë përqendruar në një çështje specifike, detajet e së cilës nuk janë bërë publike për të mos dëmtuar procesin hetimor. Paraqitja e z. Bislimit vjen në një kohë kur Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet në disa raste të profilit të lartë.

Ky zhvillim ka ngjallur interes të madh në opinionin publik dhe në skenën politike, duke pritur me vëmendje për informacione të mëtejshme rreth natyrës së hetimeve dhe rolit të zëvendëskryeministrit në këtë proces.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve”, theksoi ajo.

Tutje, ajo shtoi se PSRK, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret.

Ndryshe, zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka reaguar pas intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale lidhur me hetimet për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore në Drenas.

Share.

Comments are closed.

Exit mobile version