Një person i kërkuar me inicialet V.S., 25 vjeç, është arrestuar në Prishtinë në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se personi i arrestuar është dërguar për të vuajtur një dënim me burg prej dy vitesh.
Drejtoria e Policisë në Kryeqytet po vazhdon të ndërmarrë veprime të koordinuara me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të dyshuar apo të dënuar për kryerje të veprave penale.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, më 29 qershor 2025, zyrtarët policorë nga Stacioni i Veriut kanë realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e të kërkuarit:
V.S., mashkull, 25 vjeç, i cili, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, është dërguar për të vuajtur dënimin prej 2 vitesh.