Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës në Hagë do të hetojë dyshimet se trupat britanike janë përgjegjëse për një seri krimesh lufte përfshirë edhe invazionin në Irak.
Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë të Gjykatës në Hagë.
Gjykata do të merret me rreth 60 lëndë që kanë të bëjnë me krime lufte.
Ndërkohë zyrtarë britanikë besojnë se Gjykata në Hagë nuk do të merret me diçka tjetër, pasiqë kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar ka mjaft kapacitete për t’i hetuar këto dyshime vet.