Zv. kryeministri i Turqisë Kurtulmuş: Akuzat lidhur me Kosovën janë pandershmëri

0

Ankara – Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş bëri shpjegime të rëndësishme lidhur më ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë. Kurtulmuş tha se akuzat e drejtuara ndaj TIKA-së, Institutit Yunus Emre dhe Bashkësisë Fetare të Turqisë për veprimtaritë e tyre në Kosovë janë gënjeshtra dhe shpifje. “Kultura diplomatike Turke nuk i jep përkrahje ISIS-it, aq më pak nëse këtë e bën dikush në Turqi është e padrejtë, e pandershme dhe devijuese” tha Kurtulmuş, transmeton Prizren Post.
Janë duke u kryer vetëm aktivitete kulturore e diplomatike
“Dje disa gazeta kosovare kanë shkruar shpifje dhe gjëra të pavërteta rreth institucioneve kulturore turke si TIKA, Instituti Yunus Emre dhe Bashkësisë Fetare të Turqisë, fatkeqësisht këto lajme janë të pavërteta dhe shpifje” tha Kurtulmuş.
Ai tha se i ndjek nga afër ngjarjet që po ndodhin në Kosovë; shteti i Republikës së Turqisë ka qenë afër Kosovës edhe para shpalljes së pavarësisë së saj, por edhe vazhdon ende të jetë.
Që Kosova të jetë një shtet i konsoliduar është përgjegjësi edhe e Turqisë, atë edhe e kemi treguar sikurse ishim të parët që e kemi njohur pavarësinë e saj dhe që do vazhdojmë t`i japim mbështetje edhe më tutje. Kosova për ne nuk është një shtet i largët. Rrugët, xhamitë, hamamet, medresetë, kultura dhe populli i Prizrenit dhe Prishtinës i shikojmë si popullin tonë, si shokët tanë, si vëllezërit tanë, bëri të ditur Numan Kurtulmuş. Ne çdo herë e kemi shikuar Kosovën në këtë mënyrë.
Në Ballkan përmes instituteve si TIKA dhe Yunus Emre janë bërë një sërë aktivitetesh kulturore si: “Atje po restaurohen medresetë dhe xhamitë. Ndërtesa të reja po ndërtohen. Kështu që edhe kultura e Kosovës të jetë e zhvilluar si e vendeve tjera, vazhdimi i marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Turqisë ka bërë që punohen shumë monumente kulturore. Përveç këtyre edhe Bashkësia Fetare e Turqisë shpeshëherë i ka dalë në ndihmë muslimanëve të atjeshëm”.
Poashtu zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş bëri shpjegime të rëndësishme lidhur më ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë. Kurtulmuş tha se akuzat e drejtuara ndaj TIKA-së, Institutit Yunus Emre dhe Bashkësisë Fetare të Turqisë për veprimtaritë e tyre në Kosovë janë gënjeshtra dhe shpifje. “Kultura dhe diplomacia Turke nuk i jep përkrahje ISIS-it, aq më pak nëse këtë e bën dikush në Turqi është e padrejtë, e pandershme dhe devijuese” tha Kurtulmuş. Me këto akuza të shpifura udhëheqja e Kosovës po i hedhë vaj bukës së ISIS-it./Prizren Post/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com