Xhavit Haliti: Demarkacioni nuk kalon, duhet të rishikohet

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur sot edhe për demarkacionin me Malin e Zi.
Haliti ka thënë se kjo është një temë kjo që ka nxitur shumë debate dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës andaj sipas tij, kjo është një temë që do shumë konsultime dhe debat.
“Ne kemi pasur një komision shtetëror i cili e ka dhënë pëlqimin për kufijtë që janë shënuar. Por marrëveshja për demarkacionin është kundërshtuar nga opozita e nga qytetarët pronat e të cilëve janë prekur”.
“Jemi në një pikë, për të cilën se di se si do të përfundojë. Kjo çështje do shumë diskutim dhe konsultim të mëtejmë me ekspertë të fushës”.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se “duhet të rishikohet mënyra se si janë shënuar kufijtë”.
“Nuk është se kam dyshime në demarkacionin, mirëpo s’mund të jem më i mençur se njerëzit e atjeshëm që i kanë kullosat e tokat e tyre atje dhe i kanë prekur ato vende ku shtrihet kufiri. Ka hapësirë për t’u diskutuar kjo çështje”.
“Nuk e di a është matur territori i Kosovës dhe matja e vendit është e mundshme të bëhet për 1 orë falë teknologjisë së avancuar”.
“Duhet bazuar në hartat historike e topografike dhe në standardet me të cilat caktohen kufijtë kudo në botë”.
Ai ka deklaruar se nuk e beson që demarkacioni dërgon në zgjedhje por sipas tij, nëse s’ka vota në Kuvend për demarkacion, s’ka se si të kalojë./


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com