Persona të armatosur kanë vrarë 21 roje kufitare egjiptiane që kanë qenë të vendosur në kufi me Libinë. Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë “kontrabandues”.
Mirëpo, zëdhënësi i ushtrisë në faqen e tij në “Facebook” ka shkruar se “terroristët”, një term që autoritetet në Egjipt e përdorin për të përshkruar kryengritësit në rajon, qëndrojnë prapa sulmit.
Ai ka thënë se fillimisht është sulmuar një objekt depoje e armatimit me një raketë, duke vrarë ushtarët dhe duke lënduar të tjerë.
Dy sulmues janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur me rojet e kufirit, raportojnë zyrtarët e sigurisë.