Shefi i diplomacisë Turke, Mevlut Çavusoglu ka dënuar sulmin e këtij mëngjesi ndaj sinagogës në Jeruzalem, duke thënë se sulmet në vendet e shenjta janë të papranueshme pa dallim se çfarë feje është, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Finlandez, Erki jemTuomiojaom, Çavusoglu në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, të cilat zgjasin nëntë dekada, por edhe për situatan në Ukrainë, Siri, Irak dhe Lindjen e Mesme.
Çavusoglu me këtë rast e ka cilësuar të papranueshëm sulmin e këtij mëngjesi ndaj sinagogës në Jeruzalem, i cili vrau katër persona dhe plagosi shtatë izraelitë dhe ka dënuar të gjitha sulmet ndaj vendeve të shenjta, duke përfshirë sulmet e fundit izraelite në kompleksin Al-Aksa.
Gjithashtu edhe kreu i Ministrisë së Jashtme finlandeze iu bashkua dënimin të sulmit në Jeruzalem dhe vuri në dukje se dhuna në këtë rajon duhet të ndërpritet dhe të vendoset zgjidhja e problemeve në bazë të dy shtetve.
– Çavusoglu: Është e nevojshme të ndalohet regjimin sirian dhe ISIL
Në komentimin e një prej gazetarëve të pranishëm se opozita e moderuar në Siri shenon humbje gjithnjë e më të mëdha dhe i pyetur se kë do ta mbështesë Turqina në Siri, nëse në skenë mbeten vetëm ushtrina lojale ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe ISIL, Çavusoglu tha se boshti i opozitës u mblodhën në Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë, e cila aktualisht lufton kundër Assadit dhe ISIL-it.
“Ushtria Çlirimtare e Sirisë sot është duke luftuar në dy fronte, dhe për fat të keq, për këtë arsyje nuk arriheht suksesi i dëshiruar. Zonat nga të cilat ISIL tërhiqet para sulmeve të forcave të koalicionit, miren nga ushtria e regjimit, e që nuk ka dallim të madh mes tyre. Që të dyjat brutalisht vrasin njerëz dhe nuk përmbahen nga përdorimi i armëve të ndryshme. Civilët ikin nga të gjitha territoret që ata marin. Avancimi i tyre në Aleppo, do të nënkuptonte valë të re, dy ose tre milionë refugjatë në kufirin turk. Dobësimi i opozitës së moderuar në Siri dhe Ushtrisë Çlirimtare, të mbështetur nga forcat e koalicionit do të thotë forcimin i vazhdueshëm i ISIL-it dhe avacim i regjimit. Kjo Sirisë do ti sjellë destabilizim shtesë. Është e nevojshme që të ndalohen të dyja palët,” tha Çavusoglu.