Turqi, shuhen shpresat per gjetjen e te mbijetuarve

0

Ekipet e shpëtimit në minierën e qymyrit në Turqinë perëndimore kane deklaruar se ka shume pak shpresa per te nxjerrur me shume te mbijetuar nga aksidenti fatal. Deri tani, të paktën 200 vetë jane nxjerrur te vdekur.

Ministri i energjisë i Turqisë thotë se ka gjithnje e më pak shpresa për të gjetur të mbijetuarit në një nga aksidentet më të rënda të minierave në vend.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar angazhimet tjera, dhe ka udhëtuar në vendin e fatkeqësisë.
Shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, duke i lënë minatorët e bllokuar rreth dy kilometra nën tokë .
Rreth 800 punëtorë ishin duke punuar ne minierën e Somas, e cila shtrihet rreth 120 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar Izmir.

 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com