Një video në internet shfaq tmerret e shkatërrimeve në Gazë.
Sheer Frenkel, gazetar i BuzzFeed nga Lindja e Mesme, i pari e publikoi videon nëpërmjet rrjetit Twitter.
Xhirimi thuhet se është bërë para armëpushimit 12-orësh të së shtunës, ndërsa fillon në ora 16:02 sipas kohës lokale. Në masa më të gjera, kjo video për herë të parë është transmetuar nga televizionet e Arabisë Saudite, raporton Telegraph.
Izrael vazhdon granatimet e pamëshirshme në Gazë.
Hamasi po kërkon nga Izraeli dhe Egjipti të heqin bllokadën e kufirit që ia imponuan Gazës më 2007.