Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Thaçi: Kosova, kurrë nuk do të jetë tokë e ekstremistëve
    Lajme

    Thaçi: Kosova, kurrë nuk do të jetë tokë e ekstremistëve

    Dija OnlineBy Dija Online07-08-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i krijuar bazuar në vlerat civilizuese euroatlantike, pra lirive të pacenueshme individuale, respektim dhe investim në ruajtje të diversitetit dhe pakicave, të drejtave të njeriut, ekonomisë së lirë të tregut dhe sekularizmit.

    Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova kurrë më parë nuk ka qenë më e lirë se sot dhe kosovarët kurrë më herët nuk kanë qenë më të lirë të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, duke përfshirë të drejtën e besimit.

    “Megjithatë, jam i brengosur se disa individë po mundohen të keqpërdorin këtë drejtë për të imponuar predikime që nuk i takojnë vlerave tona të vërteta kombëtare dhe civilizuese. Këto insistime për mbizotërim të një interpretimi mbi të tjerët kanë krijuar tensione në shoqërinë tonë sidomos gjatë viteve të fundit”, ka thënë Thaçi.

    Në këtë kontekst ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e plleshme për radikalët apo ekstremistët që tentojnë të na ndryshojnë synimet e qarta euroatlantike të shoqërisë, shtetit dhe kombit tonë.

    “Urrejtja apo mosdurimi ndaj pakicave, tendenca të importohen fenomene të huaja si anti-semitizmi apo radikalizmi fetar, do të kundërshtohen me të gjitha kapacitetet e shtetit dhe të ligjit. Armiqtë e demokracisë dhe të vlerave civilizuese perëndimore, nuk do të gjejnë strehë në tokën e atdheut tonë – ky është premtimi im dhe besoj tërë lidershipit demokratik kosovar”, ka premtuar Thaçi.

    Në këtë drejtim, Thaçi ka shtuar se institucionet e Kosovës do të mbesin besnike ndaj respektimit të Kushtetutës së Republikës dhe do të luftojnë çdo ditë dhe në çdo vend çfarëdo forme të shfaqur të ekstremizmit.

    “Ky është premtimi që iu kemi dhënë edhe fëmijëve tanë – që liritë e tyre mos t’i cenojnë kurrë as armiqtë e jashtëm por as ata të brendshëm”, ka përfunduar postimin e tij në Facebook, Hashim Thaçi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleHakerat rusë vjedhin të dhënat e gjysmës së përdoruesve të Internetit në botë
    Next Article VV-ja këmbëngul: Ne duhet ta udhëheqim dialogun me Serbinë
    Dija Online

    Related Posts

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    01-07-2025

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    01-07-2025

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    01-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Abdixhiku: Do të marrë pjesë në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të shprehet për situatën

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.