Talebanët sulmuan dhe shkatërruan qindra cisterna të NATO-s

0

Zyrtarët e Afganistanit thonë se talebanët e kanë ndezur shumë cisterna me naftë, gjatë një sulmi të natës në periferi të kryeqytetit Kabul.
Një zyrtar i lartë i policisë në Kabul tha sot se “një bombë magnetike ka shkaktuar që tankerët e naftës të përfshihen në flakë”.

Sipas disa raporteve të mëhershme, nga zjarri ishin përfshirë afro 400 makina.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Hashmat Stanikzai, tha se nuk është raportuar për viktima në njerëz, ndërsa zjarrfikësit po bënin përpjekje për ndaljen e zjarrit.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të talebanëve, Zabibullah Mujahid, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Nuk është e qartë nëse cisternat, që ishin të një kompanie private, po i furnizonin me naftë forcat e NATO-s në Afganistan. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com