Suedi – Kapet një lider i PKK-së

0

Autoritetet suedeze kanë vendosur që brenda 15 ditëve ti ekstradojnë Gjermanisë Zeki Erollu (Zeki Eroğlu), një nga liderët e organizatës terroriste PKK dhe i kapur në aeroportin e Stokholmit.

Prokuroria federale gjermane për Zeki Erollu kishte nxjerrë edhe një urdhërarresti ndërkombëtar.

Sipas një lajmi të medias suedeze Erollu ishte kapur në Aeroportin e Arlandës, ndërsa po hipte në një avion që do të fluturonte nga Stokholmi drejt Turqisë. Zeki Erollu më pas ishte nxjerrë në gjyq dhe gjykata kishte vendosur për arrestimin e tij.

Mësohet se Erollu kishte kërkuar strehim politik në Suedi.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com