Spanja kundër liberalizimit të vizave: Nuk i njohim pasaportat e Kosovës

0

Ministri i Jashtëm i Spanjës Jose Manuel Garcia-Margallo ka deklaruar në Beograd se vendi i tij është kundër liberalizimit të vizave pasi nuk i njeh dokumentat e Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës për këtë arsye nuk do të mund të shkojnë në Spanjë. Po ashtu Garcia –Margallo ka rikonfirmuar se as Kosova as Katalonia nuk janë shtete pasi nuk njihen botërisht si të tilla.

Ministri i Jashtëm i Spanjës Jose Manuel Garcia-Margallo ka deklaruar në Beograd se Kosova dhe Katalonia nuk janë shtete pasi ato nuk janë njohur si të tilla.

Ai gjatë një takimin me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Spanja mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, që sipas tij, nuk do ta njehë shkëputjen e Kosovës dhe pavarësimin e saj.

Në këtë takim, Margallo ka thënë se Spanja këtë vit feston 100 vjetorin e marrëdhënieve bilaterale me Serbinë që, sipas tij, është një shtyllë kryesore që Spanja ka një qëndrim të tillë ndaj Kosovës.

Spanja do të jetë edhe njëri nga partnerët kryesor që do ta mbështesë Serbinë në integrimin evropian, ka thënë shefi i diplomacisë spanjolle. Kryediplomati spanjoll ka folur edhe për rastin e Katalonisë duke thënë se ky rajon që aktualisht është në përbërje të Spanjës dallojnë pasi atje nuk ka pasur luftë.

Garcia-Margallo ka thënë se edhe 85 shtete të Kombeve të Bashkuara nuk janë duke e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mund të jesh shtet nëse të tjerët nuk të njohin si shtet” ka thënë ai.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com