Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Sirianët e kthyer në Jarabulus mirënjohës ndaj Turqisë
    Lajme

    Sirianët e kthyer në Jarabulus mirënjohës ndaj Turqisë

    Dija OnlineBy Dija Online08-09-201603 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sirianët të cilët po përjetojnë lumturinë e kthimit në Jarabulus, vendbanimin e tyre që u pastrua nga grupet terroriste me operacionin “Mburoja e Eufratit”, shprehin mirënjohje ndaj Turqisë

    Sirianët të cilët po përjetojnë lumturinë e kthimit në Jarabulus, vendbanimin e tyre që u pastrua nga grupet terroriste me operacionin “Mburoja e Eufratit”, shprehin mirënjohje ndaj Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

    Pastrimi i plotë i Jarabulusit nga elementët e DAESH-it në ditën e 16-të të operacionit ka kthyer buzëqeshjen në fytyrat e sirianëve që jetonin në qytetin Gaziantep të Turqisë. Në saj të operacionit dhjetëra gra, fëmijë dhe të moshuar janë çmallur me atdheun e tyre pas kthimit në shtëpitë e tyre.

    Sirianët të cilët shprehin mirënjohje ndaj Turqisë për mikpritjen e treguar ndaj tyre, gjithashtu shpresojnë që në vendin e tyre të vendoset sa më parë paqja e përhershme.

    – “Faleminderit Turqi” –

    Xhemal Turki i cili ka ardhur në qytetin Gaziantep në vitin 2013 në një deklaratë për gazetarin e AA-së the se gjatë kohës që ka qëndruar në Turqi ka siguruar jetesën për familjen e tij duke punuar në punë të ndryshme.

    Ai tha se babanë e ka humbur gjatë konfliktit të brendshëm dhe u shpreh se me ardhjen e paqes në Jarabulus ka vendosur të kthehet në vendin e tij duke marrë nënën dhe të afërmit e tjerë.

    Në vazhdim ai tregoi se në Turqi erdhën në gjendje të rëndë duke patur mundësi të jetojnë vetëm në saj të mundësive të ofruara nga populli dhe shteti turk.

    “Faleminderit Turqi, qetësove atdheun tonë, ndale luftën. Falënderojmë Turqinë për çdo gjë. Ne po kthehemi në atdhe. A është e mundur të mos jemi të lumtur?. Si për çdo njeri edhe për ne është një tjetër gjë kthimi në atdhe. Faleminderit dhe Allahu e bekoftë Turqinë që na ka ndihmuar shumë, dhe ne tani po çmallemi me atdheun. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë”, tha siriani Turki.

    – Një prej fëmijëve lindi në Turqi –

    Hazune Ali tha se në qytetin Gaziantep kanë ardhur dy vite më parë dhe bashkëshorti i saj ka dhënë kontribut për rezistencën në Siri.

    Ajo potencoi se gjatë periudhës që kanë qëndruar në Turqi kanë jetuar me ndihmat e popullit dhe të shtetit. Ali tha se nuk do ta harrojë kurrë humanizmin dhe mikpritjen që ka patur në Turqi.

    Më tej Ali tha se në Gaziantep ku erdhi me tre fëmijë, 5 muaj më parë ka lindur edhe një fëmijë tjetër djalë të cilin e ka quajtur Muhammet.

    “Atë që nuk e pamë në vendin tonë e pamë në Turqi. I jemi mirënjohës”, tha Hazune Ali duke shprehur falënderime për Turqinë.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleGjakova, komuna me performancën më të mirë për shfrytëzimin e granteve
    Next Article Veriu vihet nën kontroll, por ekonomia joligjore përfshinë gjithë Kosovën
    Dija Online

    Related Posts

    Zgjidhet sekretari i ri i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Mbrojtjes Civile

    12-07-2025

    Arrestohet miliarderi francez Olivier Bouygues

    12-07-2025

    Në vend të respektit, provokime – serbët festojnë në ditën e zisë në Srebrenicë

    12-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    Pse pirja e kafes në mot të nxehtë mund të mos jetë ide e mirë

    Zgjidhet sekretari i ri i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Mbrojtjes Civile

    18 sekrete për jetën, që do t’ju çojnë 10 vite përpara 90% të njerëzve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Nga Ekonomia e Pushtimit në Ekonominë e Gjenocidit: Raporti i përfaqësueses së OKB-së mbi makinerinë korporative prapa Izraelit

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Pse motivimi tradicional nuk funksionon dhe çfarë funksionon në të vërtetë

    12-07-20254 Mins Read

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    10-07-202549 Mins Read

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Pse motivimi tradicional nuk funksionon dhe çfarë funksionon në të vërtetë

    Nga ekonomia e pushtimit në ekonominë e gjenocidit: RAPORTI I PLOTË i Raportueses Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, Francesca Albanese

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.