Shqiptari i plagosur nga xhandarmeria serbe, mbahet në Beograd

0

Banori i komunës së Podujevës, Naim Zeqiri, mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Beograd, pas trajtimeve mjekësore në Nish.
Zeqiri është arrestuar pas një përleshjeje me xhandarmerinë serbe në fund të muajit gusht në kufirin Kosovë-Serbi. Gjatë përleshjes u vra banori tjetër nga Kosova, Fatmir Mehmeti, dhe një pjesëtar i xhandarmerisë serbe, Stevan Sindelic.

Policia e Kosovës në gusht ka thënë se “disa persona e kanë kaluar kufirin në zonën e përleshjes me qëllim të prerjes së paligjshme të druve…”.

Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i ministrit të Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për Indeksonline se Zeqiri ka qenë në gjendje të rëndë dhe se tani gjendet në Beograd pas masës së caktuar ndaj me tre muaj paraburgim.

Xhemaj thekson se MPJ dëshiron të sigurohet që Ministria ka “qenë dhe vazhdon të përcjell situatën e tij përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe ndihmën e autoriteteve të EULEX-it”. Sipas tij, së shpejti do të vendoset edhe nga gjyqtari i procedurës paraprake edhe për vizitën e familjarëve të tij. /Indeksonline/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com