Shqipëri: Nëna mbyt foshnjën me jastëk

0

Një ngjarje makabre ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e Librazhdit, ku një 30-vjeçare ka mbytur me jastëk foshnjën e saj vetëm dy muajsh.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman, në komunën Qendër, ku 30-vjeçarja S.Lleshi ka mbytur beben e saj, dy muaj pasi e kishte sjellë në jetë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se gruaja konfliktohej shpesh me të shoqin, emigrant, për atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Sipas grupit hetimor, dyshimet e bashkëshortit për atësinë e foshnjës e kanë çuar 30-vjeçaren S.Lleshi drejt aktit ekstrem.

Sipas policisë, fillimisht gruaja deklaroi se foshnja ishte mbytur duke pirë gji, por më pas ajo pranoi autorësinë, duke pohuar se e kishte mbytur me duart e saj. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com