Shpresa e bllokut te pika 127!

0

Koalicioni paszgjedhor i përbërë nga LDK, AAK, Nisma dhe VV, është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore në mënyrë që të arrijnë ta jetësojnë marrëveshjen e 9 qershorit, sipas të cilës, Isa Mustafës i takon pozita e kreut të Kuvendit. Për jetësimin e kësaj marrëveshjeje, ky bllok po thirret në pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Mirëpo, blloku paraprakisht po synon të marrë një siguri nga Gjykata Kushtetuese për veprim mbi bazën e kësaj pike. Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo çështje nuk është vendosur akoma, por sipas saj, kjo është një ndër mundësitë që po shqyrtohet.

“Kjo çështje nuk është vendosur, por është një ndër mundësitë që po shqyrtohet. Besoj se do të vendoset shumë shpejt rreth kësaj”, ka thënë ajo. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com